Ndërsa udhëheqësit e ndryshëm flasin së bashku nga Shtëpia e Bardhë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerëson Presidentin Trump për faktin se ai theu akullin me Presidentin Putin duke filluar dialogun. Rutte shton se nëse çdo gjë do luhet mië edhe lufta mundë të përfundojë.
Udhëheqësi i NATO-s shton më pas se është shumë e rëndësishme që Trump po thotë se është i gatshëm të marrë pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën duke thënë se është një hap i madh dhe një përparim. Në përgjigje, Trump vlerëson vendet e NATO-s për rritjen e shpenzimeve të tyre të mbrojtjes nga 2% e PBB-së “që nuk është paguar gjithmonë” në 5% “që është paguar”.
Ursula von der Leyen, kreu i komisionit të BE-së, gjithashtu mirëpret garancinë e sigurisë që po ofrohet nga amerikanët.
“Është shumë mirë të dëgjojmë se po punojmë për garancitë e sigurisë, garancitë e sigurisë të ngjashme me Nenin Pesë“, thotë ajo.
Ky është parimi se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë aleancës.









