NGJARJE E RENDE/ Rrezikoi mbytjen në plazhin e Karaburunit – policia dhe pushuesit shpëtojnë 30 vjeçaren 

Një pushuese në plazhin e Karaburunit ka rrezikuar të mbytej pasditen e sotme në plazhin e Janit.

Shtetasja në fjalë, rreth 30 vjeç, është ndihmuar fillimisht nga pushuesit e tjerë, ndërsa menjëherë në vendngjarje ka mbërritur dhe Policia Kufitare.

Falë reagimit të shpejtë të personave të pranishëm dhe të Policisë Kufitare, 30-vjeçarja ndodhet në gjendje të stabilizuar ndërsa është dërguar drejt Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.