Vendi ynë prej ditësh po përballet me situatë alarmante përshkak të vatrave të zjarrit. Shumë vatra janë ende aktive dhe janë përhapur me shpejtësi duke lënë pas pasoja të mëdha me djegien e bimësisë, banesave dhe bagëtive. Shumë prej këtyre vatrave kanë nga kontrolli për shkak të vonesës së ndërhyrjes nga autoritetet.
Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara duke folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi shprehet se shumë bashki nuk kanë siguruar ende kushtet minimale për funksionimin e forcave zjarrfikëse. Ai shtoi se mjetet e pakta dhe mungesa e uniformave të standardizuara ndikojnë në punën për shuarjen e zjarreve dhe në sigurinë e zjarrfikësve të cilët janë në frontin e parë me flakët.
“Ka mangësi serioze në pajisjet dhe uniformat e zjarrfikësve. Uniformat nuk përputhen me standardet dhe nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme. Kjo është një çështje që kërkon reflektim dhe ndërhyrje të menjëhershme”, u shpreh ai.









