OBJEKTIVAT E ASPIRINES/ Sulmi i radhës i Leverkusenit ndaj Bajernit – Ten Hag: Po ndërtojmë një skuadër që të konkurrojë për titullin

Trajneri i Leverkusenit, Erik ten Hag, po shikon përpara. Ai kërkon “katër deri në pesë” yje të rinj për të ndihmuar Leverkusenin me rindërtimin.

“Fakti që shumë lojtarë vijnë dhe ikin është një mekanizëm biznesi,” thotë pasuesi i Xabi Alonso. Por “është më mirë të mos largohen katër apo pesë lojtarë në një merkato të vetme.”

Bajer po zhvillon aktualisht shitjen më të madhe në historinë e Bundesligës. Ka gjasa që nënkampionët të arkëtojnë në total mbi 250 milionë euro nga shitjet. Klubi do ta përdorë këtë shumë të madhe për sulmin e radhës ndaj Bajernit të Mynihut! Drejtori sportiv Simon Rolfes, shefi i futbollit Kim Falkenberg dhe trajneri Erik ten Hag kanë investuar tashmë mbi 100 milionë euro, më shumë se kurrë më parë. M

es blerjeve janë dy lojtarë të klasit të lartë: organizatori i lojës Malik Tilman, që erdhi nga Eindhoven për 35 milionë euro, dhe qendërmbrojtësi Jarell Kuansah, për të cilin u paguan 35 milionë euro nga Liverpul. Portieri Mark Fleken ka treguar në miqësore se është më i besueshëm se Lukas Hradecki, i cili po kalon te Monako për katër milionë euro. Lojtarët e talentuar Ibrahim Maza, Axel Tape dhe Kristian Kofane po përshtaten mirë. Tani, Ten Hag ka nevojë për më shumë lojtarë cilësorë.

Ai thotë: “Kemi një sfidë, skuadra, trajneri, bordi: duhet të zhvillojmë një epokë të re.”

Në krye të listës është Magnes Akliushe, një lojtar sulmues i Monako. Leverkuseni e ka ndjekur francezin prej kohësh dhe tani ai konsiderohet zgjidhja kryesore. Një alternativë tjetër është Xhejms MekAti nga Mançester Siti. Bajer kishte arritur marrëveshje me të që në dimër, por trajneri, Pep Guardiola, e bllokoi kalimin në atë kohë. Leverkusenit i nevojitet një frymë e re. Portieri Hradecki, lideri i mbrojtjes Xhonatan Tah, strategu i mesfushës Granit Xhaka, anësori Xheremi Frimpong dhe organizatori Florian Virtz janë larguar.

Amine Adli mund të jetë i radhës. Çmimi: 30 milionë euro. Një mbrojtës qendror me përvojë pritet të bashkohet me repartin e prapavijës. Bisedimet janë rihapur me Malik Tiau nga Milan. Në qershor, Bajer preferoi Kuansah, ndërsa Tiau ishte alternativa e dytë. Janis Blasviç nga Lajpcig ishte opsioni i parë për të zëvendësuar Hradeckin. Sulmi shumë-milionësh ndaj Bajernit po hyn tani në fazën vendimtare.