NDESHKIMI/ Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri në një fshat të Peqinit – procedohet 72-vjeçari

Një 72-vjeçar është proceduar penalisht pasi dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri në fshatin Fatishë të Peqinit.

Nga hetimet dyshohet se 72-vjeçari  ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe disa pemë ulliri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.