ZYRTARE/ Tha se e ka kontaktuar Kombëtarja, portieri shqiptar rikthehet në Bundesligë për të qenë… titullar

Diant Ramaj do të mbrojë portën e Heidenheim në edicionin e ardhshëm. Në Gjermani raportohet se klubet e Dortmundit dhe Heidenheimit kanë arritur marrëveshjen përfundimtare, që huazon Ramajn me të drejtë blerje në fundin e edicionit.

Ramaj kishte shprehur më parë se nuk do të qëndronte në stolin e Dortmundit. Për këtë pritet që të jetë titullar me klubin tjetër të Bundesligës.

23-vjeçari ishte i huazuar te Kopenhageni në edicionin e kaluar, ndërsa fitoi edhe titullin kampion në Danimarkë. Kontrata me Dortmundin e lidh deri në vitin 2029.

Më parë Ramaj ka treguar se është kontaktuar nga Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës. Arsyeja përse nuk është ftuar, qëndron te fakti që pret ftesën e Gjermanisë.