Dinamo kthehet pas shumë vitesh përsëri në Europë dhe nis rrugëtimin e saj nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Blutë kanë qenë me fat në short, pasi kanë peshkuar Atletik D’Eskaldes të Andorrës, me të cilin këtë të enjte luajnë ndeshjen e parë në transfertë.
Blutë kanë zyrtarizuar në UEFA listën me futbollistët të cilët do të kenë në gatishmëri për këtë sfidë të parë dhe shihet se aty është bërthama e sezonit të kaluar, me të gjithë emrat kryesorë të skuadrës që nuk kanë lëvizur. Sigurisht, aty janë shtuar edhe futbollistë si Ismaili, Neziri, Farruku apo Berisha që u janë afruar bluve gjatë merkatos së verës për të përforcuar radhët e tyre.
LISTA
PORTIERË: Edmir Sali, Rajan Guçi, Aldo Teqja
MBROJTËS: Usni Ismaili, Rustem Hoxha, Bekim Maliqi, Naser Aliji, Jorgo Meksi, Lorran De Oliveira Kuintanija, Faton Neziri
MESFUSHORË: Kevin Meça, Gudiabi Bakari, Karamba Gasama, Fjoart Jonuzi, Klevi Qefalija, Bruno Dita, Eridon Qardaku
SULMUES: Baton Zabërgja, Peter Mandela Itodo, Lorenco Vila, Dejvi Bregu, Tiago Roça Ferreira, Florenc Farruku, Hekuran Berisha









