ZOTIMI I SULMUESIT/ “Do të vij te Shqipëria nëse nuk më thërret Gjermania” – Arsenali dhe Totenhemi interesohen për Nelson Vajper

Nelson Vajper ishte kryefjala në Europianin U-21. Sulmuesi shqiptar i shënoi të gjitha ekipeve të mëdha me fanelën e Gjermanisë, madje edhe në finalen kundër Anglisë U-21, atje ku Gjermania humbi mundësinë e fitimit të turneut.

Ndërkohë në mediat britanike ka qarkulluar lajmi së fundmi se Arsenali dhe Totenhemi kanë hyrë në garë për futbollistin shqiptar.

Të dyja ekipet e Premier Ligës janë duke ndjekur me vëmendje 20-vjeçarin e Maincit që ka karakteristika vërtet shumë të veçanta. Pak kohë më parë, ashtu si edhe Brajan Gruda, Vajper u zotua se do të vijë te Shqipëria nëse nuk e merr Gjermania A.