Liverpuli është në fazat e fundit të finalizimit të marrëveshjes prej 95 milionë eurosh për Hugo Ekitike ndërsa Bajern Mynih, është duke i mbajtur sytë hapur nëse mund të negociojë lirisht blerjen e Luis Diazit.Sipas BILD, mbërritja e Ekitike duhet ta zhbllokojë në mënyrë efektive situatën dhe bavarezët tani janë në një pozicion të mirë për të nënshkruar me sulmuesin 28-vjeçar.
Jo vetëm kaq, pasi rekordmenët gjermanë po përgatisin një ofertë prej 90 milionë eurosh që duhet t’i arrijë Liverpulit në orët e ardhshme.
Luis Diaz, i cili nuk shihet më te Liverpuli, ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin gjerman për një kontratë deri në vitin 2029 dhe një pagë prej 14 milionë eurosh në vit. Rezultati i negociatave është i afërt dhe Bajerni më në fund duket se e ka gjetur anësorin e majtë të dëshiruar prej kohësh.









