MESAZHI/ Kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve! Kërcënohen me jetë familjarët e drejtorit të IKMT Shkodër, drejtori i aksionit të shembjeve në Theth 

Ka kaluar disa ditë nga shembja e të gjitha objekteve me qëllim biznesi, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit, Thethi.

Edhe pse pasi tensione dhe protesta nga ana e banorëve, operacioni i IKMT Shkodër, me ne krye Emiljano Nikën vazhdoi deri në shembejn e ndërtesës së fundit, nga 100 objekte në total.

Ndërsa sot bëhet me dije se një kurorë me lule, simbol i qartë kërcënimi është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici.

“ “Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, është vendosur një kurorë me lule mbi kangjellat e portës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.”

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Nika është përballur edhe më parë me kërcënime për shkak të funksionit të tij si drejtues i ndërhyrjeve kundër ndërtimeve të paligjshme. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e sigurisë së tij dhe familjes.