Një aksident me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një 27-vjeçar me inicialet H.M., ka përplasur me automjetin e tij një 54-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.
54-vjeçari me inicialet S.Xh., është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Policia ka shqëruar në komisariat 27-vjeçarin i cili aksidentoi 54-vjeçarin ndërsa grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.









