TRAGJIKE/ 32-vjeçari në Shëngjin bie nga skela pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të policisë, “rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit ‘Willson’, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.”

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.