VIDEO-SKANDAL/ Zbulohet një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e ushqimeve të skaduara në Vlorë, nga frutat e thata, brioshët dhe pijet – ja produktet që rihidheshin në treg

“Master AL” në Vlorë është subjekti tregtar i goditur nga policia i cili dyshohet se rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve. Bazuar në pamjet e shpërndara nga policia, vërehet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit si dhe janë proceduar penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.