KERCENIMI/ “Ke bërë gabim të rëndë shumë” – aktivisti i Lapajt mesazh paralajmërues Shabanit: Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë…

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka sjellë përçarje mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit. Por kjo përçarje mes tyre mesa duket nuk po përfundon, pasi së fundmi emisioni “Piranjat” ka publikuar një audio-mesazh ku kanë nisur edhe kërcënimet.

Në audio-mesazhin e publikuar nga “Piranjat” dëgjohet një aktivist i Adriatik Lapaj që kërcënon në mënyrë të hapur Endri Shabanin. Me sa duket ky mund te jetë kërcënimi që Shabani ka përmendur në statusin e tij në rrjetet sociale.

Aktivisti i Lapajt e kërcënon Shabanin duke i thënë që doli shumë i pabesë dhe së shpejti do merren me të. Aktivisti thotë gjithashtu se Adriatiku nuk është asnjëherë vetëm dhe ka mbrapa një ushtri të tërë. 

Aktivisti: O Endri më dëgjo dole shumë i pabesë do të kushtojë rëndë kjo. Ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatikun vetëm. Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Dakord, po ti me ato nën rrogozet bashkë me atë dajë p***motrën që do ta gjej, s’ka ku në p***motre të veje. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë se besuam. por dolët shumë të pabesë, do shihemi së shpejt