Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA-ja do të furnizojnë Ukrainën me “armë të nivelit të lartë” përmes vendeve të NATO-s, ndërsa paralajmëroi Rusinë për tarifa të ashpra nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.
“Ne duam të sigurohemi që Ukraina të mund të bëjë atë që dëshiron”, deklaroi Trump pas një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Uashington.
Rutte konfirmoi se SHBA-të kanë vendosur të “furnizojnë masivisht Ukrainën me gjithçka që është e nevojshme përmes NATO-s”, dhe se evropianët do ta paguanin faturën.
Ndërkohë, vendet evropiane do t’i dorëzojnë Kievit sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat janë thelbësore për zmbrapsjen e sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë dhe zëvendësimet do të jepen më pas nga SHBA-ja, tha Trump.
As Rutte dhe as Trump nuk dhanë detaje mbi armët që do të dërgohen në Kiev, por Rutte tha se marrëveshja përfshinte “raketa dhe municione”.
Megjithatë, presidenti amerikan tha se“armët e nivelit të lartë” me vlerë miliarda dollarë do të “shpërndahen shpejt në fushën e betejës” për të mbështetur Ukrainën.
“Nëse do të isha Vladimir Putin sot… do ta rishqyrtoja nëse duhet t’i merrja më seriozisht negociatat për Ukrainën”, tha Rutte, ndërsa Trump pohoi me kokë.









