BOTERORI I KLUBEVE/ Donald Trump ndoqi në stadium në finalen PSG–Çelsi; qëndroi krah Melanias dhe presidentit të FIFA-s

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës për Klube, Presidenti amerikan Donald Trump ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër finalen e turneut.

donald trump

I shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump, ai ishte ulur krah Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin ka pasur bashkëpunim të ngushtë në përgatitjet për këtë kompeticion, si dhe për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

trump

Trump kishte paralajmëruar më herët se do të merrte pjesë në këtë ndeshje, ndërsa më parë ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kreun e FIFA-s, duke promovuar garën e re ndërkombëtare për klube.

trump donald

Në finalen e mbrëmjes, përballë një atmosfere të jashtëzakonshme, u përballën Paris Saint-Germain(PSG) dhe Chelsea.