TEKNOLOGJIA MILITARE/ Ukrainasit publikuan një video: Për herë të parë, ne i kapëm rusët pa përdorimin e këmbësorisë

Forcat ukrainase kapën rob për herë të parë rusët – pa përdorur këmbësorinë, duke u mbështetur vetëm në dronë dhe sisteme robotike tokësore, njoftoi brigada e tretë e veçantë sulmuese ukrainase.

Ukraina po përdor gjithnjë e më shumë dronë dhe robotë në fushën e betejës si pjesë e strategjisë së saj më të gjerë për të zvogëluar humbjet e ushtarëve dhe për t’u përshtatur me kërcënimet në vijën e parë të frontit.

Data e saktë e kësaj operacioni nuk u përmend, por ai u zhvillua në rajonin e Kharkivit në verilindje të vendit. Bunkerët rusë u sulmuan dhe u shkatërruan nga dronët dhe robotët, thuhet në deklaratën e brigadës.

Ja video: 👉 https:/www.facebook.com/watch/ab3.army/?ref=embed_video

Sipas ukrainasve, ndërsa një robot iu afrua një fortifikimi rus të dëmtuar, ushtarët e mbetur rusë vendosën të dorëzohen.

Më pas, ushtarët rusë u evakuuan nga zona e betejës me ndihmën e dronëve dhe u kapën nga forcat ukrainase.

Brigada shtoi se pozicionet ruse më parë rezistonin ndaj sumeve të njësive këmbësore ukrainase, por sulmi i suksesshëm me sisteme pa pilot u mundësoi forcave ukrainase të marrin kontrollin mbi fortifikimin rus dhe pyllin pranë tij.