E RENDE/ Gjendet i dekompozuar trupi i një personi në Kolonjë

Trupi i një personi është gjetur i dekompozuar rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë të Kolonjës. Policia njofton se trupi u gjet afër stacionit elektrik dhe dyshohet se i përket një mashkulli.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.