DOSJA “PARTIZANI”/ Berisha në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”! Ish-kryeministri vijon akuzat: Masakra mjedisore në Elbasan, krim i amnistuar nga Dumani 

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne, në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paraqitja e Berishës në SPAK vjen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, pas daljes nga SPAK, Berisha u prononcua për mediat, teksa u ndal tek situata në vend me djegien e landfillit në Elbasan.

Më tej, nuk munguan as akuzat ndaj këtij institucioni të drejtësisë, sipas të cilit, thotë e ëshë në kontroll të plotënga kryeministri Rama, teksa zbuloi edhe letrën që i ka drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. 

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda. Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit. Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës,” tha Berisha.