Dy automjete janë përfshirë ne një aksident në fshatin Gjorëm, njëri furgon pasagjerësh. Nga ky aksident plagosen lehtë dy drejtuesit, ndërsa një pasagjer ka marrë plagë të rënda, dhe dërgohet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Njëri nga drejtuesit shoqërohet në komisariat, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit.









