Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna armësh dhe një person të plagosur në zonën e Shkafanës, në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ku sipas Policisë, shtetasi A.D., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shtetasin M.J., gjithashtu 35 vjeç.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar, si dhe një bashkëpunëtor të tij, shtetasin R.A. Të dy janë shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje.









