Mançester Siti i ka thënë mirupafshim Botërorit të Klubeve. “Qytetarët” janë mposhtur në kohën nga Al Hilal me shifrat 3-4.
Të parët që kaluan në avantazh ishin anglezët me Bernardo Silvën ndërsa arabët rikthyen baraspeshën në të 46′ dhe përmbysën shifrat në të 52′. Më pas ishte Haland ai që barazoi shifrat për ta dërguar ndeshjen në shtesë. Për skuadrën e Inzagit shënuan Kulibali dhe Markos Leonardo në shtesë, ndërsa për Sitin, Fill Foden.
“Haland ishte shumë i lodhur, ishte ai që kërkoi zëvendësimin. Në këtë nivel çdo ndeshje është e vështirë. Lejuam shumë tranzicione, por krijuam edhe shumë raste. Në përgjithësi, skuadra luajti mirë. Është për të ardhur keq, ishim në një moment të shkëlqyer. Mund t’i falënderoj vetëm të gjithë për mënyrën se si stërviten, për përgatitjen e tyre. Ata dhanë gjithçka. Pashë gjëra të mira që nuk i kisha vënë re më parë, veçanërisht në marrëdhëniet midis lojtarëve dhe stafit teknik. Grupi ishte i lumtur, seancat e punës ishin të shkëlqyera. Por niveli i Kupës së Botës është shumë i lartë. Kam ndjesinë se ekipi po bën mirë, por tani po shkojmë në shtëpi. Është koha për të pushuar, për të rimbushur mendjet tona dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Guardiola pas eliminimit.









