Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Do të jetë ndeshje historike kundër Breidablik, pasi do të luhet për herë të parë në stadiumin “Arena Egnatia”.
Sfida e parë është programuar më 8 korrik në orën 21:00. Dhe rrogozhinasit bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në stadium.
“Ndeshja e parë historike, në qytetin tonë, për turneun më prestigjoz europian. Të gjithë në stadium, për të shkruar historinë”, shkruan Egnatia.










