ZJARR NE DURRES/ Digjet tregu – flakët u afrohen banesave; tymi i zi mbulon qytetin bregdetar 

Një zjarri i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se flakët janë aktivizuar në zonën e Plazhit, pranë tregut të njohur të zonës.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, flakët kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme, ku në afërsi të saj ndodhen dhe banesa.

Merr zjarr tregu në Durrës! Flakët u afrohen banesave, tymi i zi

Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as nëse ka persona të lënduar.

Merr zjarr tregu në Durrës! Flakët u afrohen banesave, tymi i zi

Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim, teksa vlen të theksohet se si pasojë e erës që po fryn puna e zjarrfikësve është vështirësuar si dhe shtëllungat e tymit kanë “gllabëruar” të gjithë zonën në një kohë kur bregdeti i Durrësit është plot me pushues.