Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe
Konkretisht nga deputetët 95 që ishin në sallë, 53 votuan kundër dhe abstenim nuk pati. Mungesa e konsensusit për përbërjen e komisionit vijon ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit. Gjithashtu Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se seanca vazhdon më 1 korrik në orën 11:00.









