Drejtuesi i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se kanë siguruar prova të mjaftueshme që tregojnë se Programi Bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë nga sulmet e fundit amerikane.
“Kjo përfshin të dhëna të reja inteligjence nga një burim/metodë historikisht e besueshme se disa objekte kryesore bërthamore iraniane u shkatërruan dhe do të duhej të rindërtoheshin me kalimin e viteve”, tha Ratcliffe.
Kjo deklaratë vjen pas raportimeve nga CNN dhe disa media të tjera për një analizë paraprake të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të prodhuar afërsisht 24 orë pas sulmeve, e cila zbuloi se bombardimet amerikane me shumë gjasa e vonuan aftësinë e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore vetëm me disa muaj.
Presidenti Donald Trump ka thënë se sulmet “zhdukën” aftësinë e Iranit për të prodhuar një armë.









