Sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në fokus të takimit kanë qenë diskutimet mbi Reformën në Drejtësi.
Sipas Gonzatos, BE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
Ambasadori ka theksuar se Reforma në Drejtësi është çelësi kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkohë Gonzato ka vlerësuar dhe angazhimin e KLP-së në forcimin e integritetit të sistemit të prokurorisë.
Ai ka nënvizuar se KLP luan një rol kyç në garantimin e standardeve evropiane në drejtësi.









