Dalin më shumë detaje për armëpushimin Iran-Izrael, për të cilin Donald Trump pretendon se është arritur mes palëve.
Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani ka rënë dakord për armëpushimin.
Reuters shton se u propozua nga SHBA-të dhe u ndërmjetësua nga Katari.
Një zyrtar i informuar mbi negociatat i ka thënë gjithashtu Reuters se Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance diskutuan planin me Katarin pas sulmit të Iranit në një bazë amerikane sonte.
Ai shtoi se Trump i kishte thënë Katarit se Izraeli kishte rënë dakord me planin dhe se ka nevojë për ndihmën e Dohas për të bindur Iranin.









