LINDJE E MESME/ Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike pas tensionimeve: Irani të kthehet në tryezën e negociatave sa më shpejt

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e kësaj të diele, njoftoi Downing Street.

B“Udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësit përsëritën “nevojën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur” për të përparuar drejt një “zgjidhjeje të qëndrueshme”, shtohet në deklaratë, me palën që ranë dakord të “qëndrojnë në kontakt të ngushtë” në ditët në vijim.