ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Raporti i KiE: Kritik ndaj PS e PD – sistemi elektoral favorizon 2 partitë e mëdha; gara jo e barabartë!

Pak orë para diskutimit në Asamblenë Parlamentare të KiE të raportit për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Klan News ka zbardhur qëndrimin e vëzhguesve:

“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar, ndërkohë që garuesit nuk gëzuan kushte të barabarta loje. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të panevojshëm për zyrtarët në detyrë. Pati gjithashtu akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk i parandaloi praktikat abuziveKryetarët kanë kontroll të fortë mbi listat e kandidatëve për deputetë që përzgjedhin në emër të partive, gjë që kufizon demokracinë e brendshme. Rezultati i zgjedhjeve në numrin e vendeve pasqyron faktin se sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha mbi ato të vogla.”

Strasburgu u bën thirrje autoriteteve shqiptare të demonstrojnë vullnet të fortë dhe të sinqertë politik për të adresuar mangësitë e identifikuara gjatë procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve. Kjo sipas tyre është thelbësore për të siguruar përputhshmërinë e proceseve zgjedhore me standardet evropiane.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të rishikojnë rregullat e financimit të fushatave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO).