“ZBUTET” PUTIN/ Lufta në Ukrainë drejt fundit? Putin i gatshëm të takohet me Zelenskyn: Të negociojmë për një marrëveshje 

Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin ka shprehur gadishmërinë e tij për t’i dhënë fund njëherë e mirë konfliktit disa vjeçar me Ukrainën.

Gjatë një takimi me mediat, Putin u shpreh se ishte i gatshëm të takohej dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por vetëm në fazën përfundimtare të negociatave, me qëllim dhënien fund të konfliktit të armatosur.

Ne duhet të gjejmë një zgjidhje që jo vetëm do t’i japë fund konfliktit aktual, por edhe do të krijojë kushte që do të parandalojnë përsëritjen e situatave të ngjashme në planin afatgjatë”, u tha Putin gazetarëve.

Jam gati të takohem me të gjithë, përfshirë Zelenskyn. Nuk është kjo çështja, nëse shteti ukrainas i beson dikujt në veçanti për të zhvilluar negociata, ai mund të jetë Zelensky”, tha udhëheqësi rus.

Por Putin gjithashtu shprehu se një tjetër problematike, të cilën e ka vënë në fokus dhe më parë, legjitimietin e Volodymyr Zelenskyt si kreu i shtetit të Ukrainës. Mandati presidencial i Zelenskyt ka përfunduar në maj të vitit 2024, por për shkak të gjendjes së luftës dhe ligjit ushtarak, në Ukrainë nuk janë mbajtur zgjedhjet.

Pyetja është kush do ta nënshkruajë marrëveshjen”, ishte komenti i Putin lidhur me mandatin e Zelenskyt.