Liga e Konferencës është njohur sot me çiftet e turit të dytë. Shorti u hodh nga ora 14:00 në Nion të Zvicrës.
Dinamo është skuadra më me fat, pasi e nis rrugëtimin nga turi i dytë. Përballë do të ketë fituesin e çiftit Dudelanzh-Atletik Eskaldes. Kështu ka shmangur emrat “big” si Rapid dhe Jagiellonia. Partizani ndërkohë do të sfidojë fituesin e çiftit St. Patrik-Hegelman, nëse kalon turin e parë.
Vllaznia mund të përballet me Malishevën në raundin e dytë, nëse të dyja skuadrat fitojnë sfidat respektive. Përndryshe do të sfidonte Vikingur.
Egnatia është po ashtu e interesuar për këtë tur, nëse nuk kalon raundin e parë kualifikues të Champions. Rrogozhinast do të përballen me humbësin e çiftit Ludogorets-Dinamo Minsk. Datat e rezervuara për këtë tur janë 24 dhe 31 korrik.
LIGA E KONFERENCËS, SHORTI I TURIT TË DYTË
Nju Seints/Shkëndija vs Drita/Diferdanzh (humbëset e secilit çift)
Ludogorest/Dinamo Minsk vs Egnatia/Breidablik (humbëset e secilit çift)
Atletik Eskeldes/Dudelanzh vs Dinamo
Vllaznia/Daugavpils vs Malisheva/Vikingur
St. Patrik/Hegelman vs Kalju/Partizani
Deçiq/Sileks vs Rapid
Fituesi i Larne/Auda vs Humbwsi i Prishtina/Sherif Tiraspol
Ballkani vs Floriana/Haverforduest
















