KERCENIMI EKSTREM/ “Dora që ledhaton bombën bërthamore” – mesazh provokues nga Irani; media shtetërore publikon videon me komentin, “Ndoshta…” (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetin social X nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA në gjuhën arabe ka ngjallur shqetësim në arenën ndërkombëtare.

Pamjet tregojnë një dorë që ledhaton atë që duket të jetë një maket i një bombe bërthamore, ndërsa mbi të shkruhet fjala: “Ndoshta”.

Postimi vjen në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar fushatën për të shkatërruar kapacitetet bërthamore dhe ushtarake të Republikës Islamike të Iranit, duke pretenduar se Teherani po përpiqet të ndërtojë një armë bërthamore.

Në përgjigje, Irani ka ndërmarrë sulme me dronë dhe raketa kundër objektivave izraelite, por zyrtarët iranianë këmbëngulin se programi i tyre bërthamor ka qëllime thjesht civile dhe energjetike.

Megjithatë, videoja e fundit, e shpërndarë përmes mediave zyrtare, mund të shihet si një paralajmërim simbolik ose një formë presioni psikologjik, në një klimë tensioni të lartë në Lindjen e Mesme.