Klubi i njohur argjentinas, River Plejt, e ka fituar pa telashe ndeshjen e parë në Kupën e Botës për klube, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Urauan e Japonisë me rezultatin 3 me 1.
Fakundo Kolidio në minutën e 12-të shënoi golin e parë. Në minutën e 48-të për 2 me 0 realizoi Sebastian Driusi, kurse rezultatin në 2 me 1 e ngushtoi Jusuke Matsou. Ai shënoi golin nga penalltia në minutën e 58-të, por River Plejt shënoi edhe golin e tretë në minutën e 73-të. Golashënues ishte Maksimiliano Meza.
Ndeshjen e dytë, River Plate e luan ndaj Monterreit, kurse Uraua kundër Interit.
FT RIVER PLEJT-URAUA 3-1
12’ Kolidio, 48′ Driusi, 74′ Meza / 56′ (p) Matsuo
GOLI I MEZA (VIDEO)
GOLI I MATSUOS ME PENALLTI (VIDEO)
GOLI I DRIUSIT (VIDEO)
GOLI I KOLIDIO (VIDEO)









