Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Trevisos, Itali ku ka humbur jetën një vajzë 2-vjeçare. Vogëlushja ka humbur jetën në mënyrë fatale pasi u mbyt nga një fare qershie.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 21:00, pasi familja kishte mbaruar darkën. Sipas dëshmive vogëlushja nga kurioziteti kishte marrë një qershi dhe e kishte futur në gojë kur papritur u ndje keq.
Mediat fqinje raportojnë se prindërit reaguan menjëherë duke tentuar ta ndihmonin. Edhe një fqinje me profesion infermiere u përpoq gjithashtu të shpëtonte jetën e vajzës përmes masazhit kardiak, por përpjekjet rezultuan të kota.
Kur mbërritën mjekët e shërbimit 118, gjendja e vajzës ishte e rënduar dhe u konstatua vdekja e saj në vendngjarje.









