SULMI/ Izraeli nis valë të re bombardimesh – synohen lëshuesit e raketave dhe infrastruktura kritike brenda Iranit

Shpërthime të reja janë raportuar në pjesë të ndryshme të Iranit, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga rajoni i Lindjes së Mesme.

Forcat Ajrore Izraelite konfirmuan në një postim në X se po vazhdojnë sulmet e tyre, duke u përqendruar në lëshuesit e raketave dhe infrastrukturën kritike brenda Iranit.

Sipas Press TV, forcat iraniane arritën të rrëzojnë raketa në jug të Teheranit, ndërsa Radiotelevizioni Iranian (IRIB) raportoi se sulmet u shtrinë më tej në perëndim, në qytetin Karaj, i cili ndodhet pranë kryeqytetit.

Në të njëjtën kohë, mediat lokale po raportojnë shpërthime në zonën e centralit bërthamor Fordow pranë Qom, në jug të Teheranit.