Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale L.G., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet për shpërndarje droge në doza në zonat e Kamzës dhe Valias.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës së tij janë sekuestruar qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndarë në doza gati për shitje, dy armë të ftohta (një thikë dhe një shkop metalik i ngjashëm me ato të policisë), një peshore elektronike dhe një shumë parash, e përfituar nga veprimtaria kriminale.
25-vjeçari, i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë, është vënë në pranga dhe po ndiqet penalisht për veprimtarinë e tij kriminale.









