TAKIMI/ Osmani bashkëbisedon me ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë, Në fokus situata në Kuvend

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Në njoftimin e presidencës thuhet se zhvillimet e fundit në vend dhe situata e krijuar pas moskonstituimit të kuvendit, ishin temë diskutimi në këtë takim.

“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme. 

Presidentja i falënderoi per përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftim.