PRONONCIMI/ U akuzua se favorizoi PS në zgjedhje – Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Data e operacionit “Ura” u vendos me autoritetet ndërkombëtare

Akuzave të kryetarit të PD Sali Berisha se ka favorizuar PS duke arrestuar anëtarët e organizatës Troplini pas zgjedhjeve, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj në konferencën ku ishte së bashku me homologët e Finlandës.

I pyetur nga gazetarët zbuloi etapat e masave të kërkuara nga antimafia italiane duke rrëzuar çdo aludim.

Organizata Troplini u hetua në një operacion të përbashkët shqipëri Itali, ku rol dha dhe dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani, bisedat në SKY ECC por edhe përgjimet në terren në të dy shtetet.