Etrit Berisha ka bërë heroin për Haken, që fitoi trofeun e Kupës në Suedi. Portieri shqiptar priti dy penallti në finale përballë kampionëve të Malmos, ndërsa Haken siguroi trofeun pasi fitoi 2-4 përmes 11-metërshave.
Berisha priti penalltinë e parë dhe të tretë për vendasit duke bërë që skuadra e tij të mbetej në avantazh. 90 minutat dhe koha e shtesë përfunduan me barazim pa gola mes dy skuadrave.
Kujtojmë se Berisha u afrua te Haken në prill, pasi kishte qenë pa skuadër gjatë gjithë sezonit. 36-vjeçari ndërkohë nuk merr ftesë te Kombëtarja nga qershori i kaluar.









