KUNDERVENIA/ “Fantazi me zarfe dhe trena bullgarë” – Rama sulmon opozitën: Universi i tyre paralel i mbushur me thasë resh të zeza! Morëm frytet e një pune

Kryeministri Edi Rama në festën e fitores me deputetët nuk la pa ironizuar opozitën, e cila pasi humbi zgjedhjet hedh akuza për vjedhje dhe manipulime.

Kryeministri hodhi poshtë çdo aludim për manipulim apo presion elektoral, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve është fryt i një pune të gjatë dhe të programuar që pas zgjedhjeve vendore.

Rama: Këto ditë universi i tyre paralele është mbushur me thasë re të zeza që derdhin ngado shiun e votave të vjedhura. Zarfe votash që mësyjnë nga të katër anët që mësyjnë si tufa zogjsh prej letre, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e Shqipërisë për të shumëfishuar votat regjimit, vargmale me kanabis që lulëzojnë me bekimin e partisë shtet dhe me licencat imagjinare të shtetit parti, dhjetra deputetë të rinj dhe të reja këtu që kanë dalë nga shpellat e krimit.

Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu, avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë 10 herë. Ne morëm thjesht frytet e një punë të gjatë këmbëngulëse, të programuar me një kalendar qysh pas fitores se zgjedhjeve vendore.