Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po i “humb durimi” me presidentin rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit nuk po ndalet duket sulmuar Ukrainën dhe qytetet e saj.
Në një deklaratë për gazetarët, Trump shumë i nervozuar është shprehur se nuk e di çfarë është duke ndodhur me Putin, pasi në mes të bisedimeve për neogciata paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës ka lëshuar raketa në Kiev.
“Ishim në mes të diskutimeve dhe ai lëshonte raketa në Kiev dhe qytete të tjerë. Putin ka ndryshuar. Nuk e di çfarë dreqin ka ndodhur me të”, thotë Trump.
Gjithashtu, Presidenti sqaron se nuk i pëlqen që Putin po vret njerëz, ndërsa i pyetur nga gazetarët se çdo të ndodhë mes tyre, Trump ka thënë “Do e shihni se çdo i bëj, diçka i ka ndodhur atij dhe nuk më pëlqen”.
“Nuk më pëlqen që Putin vret njerëz. Jam shumë i surprizuar, do e shihni se çdo i bëj, diçka i ka ndodhur atij dhe nuk më pëlqen”,është shprehur ai.









