EMIGRACIONI/ Italia ashpërson rregullat për marrjen e nënshtetësisë italiane

Italia ka miratuar një ligj të ri që ashpërson rregullat për personat me origjinë italiane që kërkojnë të pajisen me pasaportë italiane.

Sipas ndryshimeve të reja, të miratuara nga Parlamenti italian, aplikantët duhet të kenë të paktën një prind ose gjysh që ka qenë qytetar italian me lindje, për të përfituar nënshtetësinë.

Qeveria tha se ndryshimet synojnë të “forcojnë lidhjen” midis Italisë dhe qytetarëve jashtë vendit, të parandalojnë “abuzimin” dhe “komercializimin” e pasaportave italiane.

Ministria e Jashtme italiane deklaroi se kjo reformë do të lejojë konsullatat të përqendrohen vetëm te ata që kanë një lidhje të vërtetë me Italinë. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani theksoi se parimi i jus sanguinis nuk do të zhduket, por do të vendosen kufij të qartë për të shmangur keqpërdorimin e procesit.