KUPA E BOTES 2026/ Publikohet lista e Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë – rikthehen disa emra të njohur

Më 7 qershor, stadiumi “Air Albania” në Tiranë do të presë një përballje shumë të ngarkuar emocionale për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në sfidën e tretë të Grupit K.

Për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë për kualifikueset ndërsa tre ditë më pas do të përballet me Andorrën në Leskovc.

Kjo ndeshje ka një ngarkesë të madhe emocionale për shkak të historikut të tensionuar mes dy ekipeve, veçanërisht për shkak të ndeshjes famoze në Beograd për kualifikueset e Euro 2016.

Në prag të këtij dueli, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën paraprake të futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Emra të njohur si Vanja dhe Sergej Milinković-Saviç mungojnë, ndërkohë që konfirmohen liderët e skuadrës, si Aleksandar Mitroviç, Dusan Vlahoviç dhe Luka Joviç.

Lista paraprake e Serbisë për sfidën me Shqipërinë:

Portierët: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç

Mbrojtësit: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç

Mesfushorët: Sasha Lukić, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Račiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç

Sulmuesit: Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç

Stojkoviç gjithashtu ka surprizuar me rikthimin e Aleksandar Katai në ekipin kombëtar, si dhe ka ftuar disa futbollistë të Superligës serbe, si Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923).

Kombëtarja shqiptare pritet të shpallë listën e saj të futbollistëve në ditët në vijim, ndërkohë që atmosfera në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e ngarkuar për këtë përballje të madhe.