SAMITI/ Sekretari e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte mbërin në Tiranë – e mirëpret kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social facebook, lidhur me pritjen që ka nisur tu bëhet liderëve për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.