SAMITI I BE/ Njoftim për qytetarët – rrugët që do të bllokohen në datën 16 maj në Tiranë

Në Tiranë kanë nisur bllokimet e rrugëve si pjesë e masave të sigurisë për samitin që do të mbahet më 15 dhe 16 maj.

Zona të qendrës së kryeqytetit janë bërë të pakalueshme për automjete dhe këmbësorë, ndërsa qarkullimi është devijuar në disa akse kryesore.

Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e masave për mbarëvajtjen e samitit, duke përfshirë bllokimin e rrugëve dhe lirimin e hapësirave publike për qëllime sigurie.

Rrugët që bllokohen

Bllokim total të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në perimetrin e sigurisë nga ora 06:00 deri në 18:00, më 16 maj, në këto rrugë:

Sheshi Skënderbej

Bulevardi “Zogu I”

Rruga “Myslym Shyri”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Urani Pano”

Rruga e Barrikadave

Rruga “George W. Bush”

Banorët brenda perimetrit të sigurisë do të lëvizin vetëm me dokument identifikimi ndërsa parkimi dhe qarkullimi ndalohen për të gjithë të tjerët.

Devijimi i trafikut

Devijimi i trafikut bëhet si më poshtë:

Bulevardi Zogu I → devijim tek Ministria e Drejtësisë

Rruga e Durrësit → devijim tek Ministria e Arsimit

Rruga e Kavajës → devijim tek semafori i Lumit

Myslym Shyri → devijim tek Rr. Sami Frashëri

Rr. e Dibrës dhe Hoxha Tahsim → devijim tek Rr. Lef Nosi

Sheshi Skënderbej është tashmë i rrethuar dhe ndalohet kalimi, përfshirë edhe për këmbësorët. Po ashtu, bllokime të përkohshme do të ketë edhe gjatë datës 15 maj.

Policia njofton gjithashtu për kufizime në rrugën drejt aeroportit të Rinasit. Qytetarët me fluturime udhëtimi këshillohen të nisen të paktën 4 orë më herët, për të shmangur vonesa të mundshme.