FITUESI/ Egnatia është përsëri kampione! I jep leksion futbolli Vllaznisë në finale për titullin e dytë radhazi

Egnatia është shpallur për të dytin vit radhazi kampion në Kategorinë Superiore, pasi ka mundur në finale lehtësisht Vllazninë me rezultatin 4-0.

Pritej që “Final Four” të dhuronte një finale të ethshme, por në fakt, ka qenë një fitore shumë e thjeshtë për rrogozhinasit që gjetën shumë shpejt golin me Lushkjen e më pas administruan me qetësi, duke mos i dhënë asnjëherë hapësira shkodranëve.

Këta të fundit, edhe pse të mbështetur fuqimisht nga një numër i madh tifozësh që kishin ardhur për t’i ndjekur, nuk u shfaqen thuajse asnjëherë në lartësinë e duhur për të përballuar rrogozhinasit të cilët i ndëshkuan në çdo gabim e hapësirë që u lejohej.

Kësisoj, erdhën me radhë në pjesën e dytë golat e Lushkjes përsëri, më pas të Leo Melos e Ujkës që vulosën një fitore bindëse 4-0, që tregon qartësisht edhe diferencën e ekipit rrogozhinas me atë që ishte rivali kryesor për titullin.

VLLAZNIA-EGNATIA  0-4
6′, 49′ Lushkja, 82′ Leo Melo, 90’+4′ Ujka

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Egnatias.

90’+4’ GOOOL EGNATIA! Kundërsulm tjetër perfekt i rrogozhinasve me Ujkën i cili finalizon dhe i vë vulën ndeshjes. (VIDEO)

90’+2’ Kahrimanoviç tenton me një goditje dënimi të befasishme, Dajsinani grushton në këndore. (VIDEO)

90’+1’ Sota ndëshkohet me karton te verdhë.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Bakajoko dhe Fernando i lënë vendin në fushë Dylis dhe Guindo.

84’ Karton i verdhë për Leo Melon për festimin duke hequr fanellën

82’ GOOOL EGNATIA! Aksion perfekt në të djathtën, pasimi në qendër gjen Leo Melon i cili pasi ndalet dy herë nga Jukaj, shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

81’ Çoba harkon për Balajn i cili ul sferën për Mensah, por mbrojtja e rrogozhinasve kontrollon duke i mundësuar Dajsinanit të arrijë sferën.

80’ Bakajoko dhe Leo Melo nisin një kundërsulm të shpejtë, Stojanoviç ndalon në mënryë të parregullt këtë të fundit dhe ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

78’ Shkodranët provojnë me aksione nga të dy krahët pranë zonës, por pastaj detyrohen të kthehet mbrapa në prapavijë dhe nisin gjithçka nga e para pasi nuk kanë mundësi të gjuajnë.

76’ Lushkja i lë vendin Leo Melos në fushë në radhët e Egnatias.

74’ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Salës.

71’ Xhemajli gabon dhe i lë topin Salës. Ky i fundit nuk gjen Balajn me portën bosh, pasi vetë Xhemajli kthehet dhe korrigjon gabimin. (VIDEO)

70’ Çoba merr vendin e Jago në krahun e majtë të mbrojtjes së Vllaznisë.

69’ Mensah provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Dajsinani grushton në pozicion. (VIDEO)

66’ Ujka niset në të majtën, gjen hapësirën për të pasuar te Lushkja i cili nuk ia del të gjuajë drejt portës. (VIDEO)

64’ Bakajoko tenton të niset drejt portës pas një pasimi të gabuar mbrapa të Stojanoviç, Bajrami shmang rrezikun por dhuron një këndore. (VIDEO)

58’ Bajrami merr vendin e Repajt në radhët e Vllaznisë.

57’ Harkim në zonën shkodrane, ka kaos para Jukajt por në fund topi mbërrin në duart e portierit pas disa devijimesh .

56’ Repaj ndëshkohet me karton të verdhë.

54’ Momente paniku në stadium pasi Alijev dhe Kahrimanoviç përplasen kokë më kokë. Për fat të mirë të dy lojtarët rikuperohen pas tronditjes, pasi fillimisht lojtari i Egnatias dukej në vështirësi të mëdha. (VIDEO)

53’ Brdariç hedh në fushë Mensah e Kahrimanoviç në vend të Qatos dhe Grudës.

49’ GOOOL EGNATIA! Aksion perfekt i rrogozhinasve në të djathtën, harkimi në qendër gjen Lushkjen i cili me kokë shënon golin e dytë. (VIDEO)

47’ Ujka merr topin në hyrje të zonës dhe gjuan fluturimthi, pa gjetur portën e Jukajt. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë me Salën në vend të Dodajt në radhët e Vllaznisë.

45’+4’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Egnatias pjesa e parë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

41’ Sulm i shpejtë i rrogozhinasve me Bakajoko, i cili tenton të gjejë hapësirë dhe pason te Bakajoko, Harkimi i tij devijohet në këndore.

37’ Karton i verdhë për Krymin pas një faulli ndaj Aleksit. (VIDEO)

36’ Lushkja nis kundërsulm të shpejtë të rrogozhinasve, gjuajtja e tij fluturon mbi traversë. (VIDEO)

35’ Tjetër rrëzim i Malës në zonë, pas një kontakti me Xhemajlin, Marçiniak edhe në lojë të ndalur bën shenjë që nuk ka asgjë. (VIDEO)

30’ Dodaj pason me thembër për Qaton, gjuajtja e tij e fortë fluturon mbi traversë. (VIDEO)

26’ Dodaj rrëzohet pas një depërtimi në zonë, gjyqtaria bën shenjë që nuk ka asgjë dhe sfera shkon në duart e Dajsinanit.

21’ Një harkim në zonë largohet nga Jukaj, pastaj tenton Xhemajli nga distanca, pa gjetur portën.

17’ Tjetër kundërsulm i Egnatias, Zejnullai shfaqet në të majtën dhe gjuan, sfera devijohet në këndore.

11’-13’ Kundërsulme të rrogozhinasve me Bakajoko dhe Lushkjen, por pa gjuajtur në portën e Jukajt. Egnatia i ka lëshuar kontrollin e topit Vllaznisë në këto minuta.

9’ Gabim i rëndë i Stojanoviç në prapavijë me një kthim topi mbrapa që vë në vështirësi Jukajn e rrezikon autogolin. (VIDEO)

8’ Balaj tenton të gjejë golin me një goditje dënimi, sfera ndalet në traversën e portës së Dajsinanit. (VIDEO)

6’ GOOOL EGNATIA! Sulm i shpejtë i rrogozhinasve në të djathtën, Bakajoko shmang Stojanoviç dhe pason te Lushkja i cili e ka të thjeshtë të shënojë. (VIDEO)

3’ Ndeshja ndalet për pak çaste pas një përplasje të Bakajoko me Repajn pasi mbrojtësi ka marrë një goditje në kokë dhe Marçiniak kërkon ndërhyrjen e stafit mjekësor.

1′ Nis dueli në “Arena Kombëtare”.

Atmosfera në stadium 40 minuta para fillimit të ndeshjes (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Repaj, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Fernando, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova