VIDEO-ABUZIMI/ Kryeministri për të dytën ditë me rradhë shkel ligjin zgjedhor; Një ditë pasi fali gjobat, sot thyen heshtjen zgjedhore…

Sot jemi zyrtarisht në heshtje zgjedhore, por mesa duhet këtij fakti s’ka mundur t’i rezistojë dot Edi Rama, kandidati për kryeministër për një mandat të katërt. Një ditë më parë me VKM z.Rama fali gjobat e papaguara që nga viti 2015, duke rregjistruar nje rekord në shkeljen e ligjit elektoral. Ndërsa sot ai ka shfrytëzuar eventin sportiv ndërkombëtar “Giro d’Italia 2025″ për tu shfaqur para publikut, sigurisht me qëllimin për të përfituar elektoralisht në publik meritat, të cilat të paktën në këtë ditë ja pengon ligji t’i marrë.

Ajo që vlen të thuhet ka të b♪jë me faktin se këto akte të Edi Ramës nuk po denoncohen prej ASHM-së së Sali Berishës, që deri më sot në çdo studio televizive dhe në çdo konferencë shtypi kanë trumbetuar në publik abuzimin qeveritar me votën.

Ndërkaq me fakte i vetmi supjekt politik denoncues i aktit qeveritar me ndikim elektoral të faljes së gjobave ka qënë ditën e djeshme Koalicioni Euroatlanitik i Lulzim Bashës

Video :

https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-9-maj-2025