KRIZA/ Mblidhet Këshillit të Përgjithshëm i LVV, kërcënon Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por rezultati mund të thellohet në favor tonë

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të ëPërgjithshëm.

Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar I LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje.

Ai falënderoi të gjithë anëtarët dhe qytetarët për besimin e dhënë, transmeton Telegrafi.

“Është hera e tretë që dalim të parët pas zgjedhjeve të 6 tetorit 20219, atyre të 2021, pa dyshim fitore e madhe. E gjithë kjo pas një qeverisje të suksesshme. Nuk i kemi borxh, asnjë emri të përveçëm. I kemi gjithçka borxh popullit. Jemi falëndërues gjithnjë popullit, për kulturën, besimin dhe vullnetin e treguar”, është shprehur Kurti.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se të gjitha organizimet për zgjedhjet e 9 shkurtit janë bërë nëpër komuna, ndërsa në deklaratën e tij thumboi edhe subjektet tjera politike.

“Të nderuar delegatë, për këtë fitore të LVV-së, e që është fitore e popullit, është bërë shumë punë. Gjithë organizimet janë bërë nëpër komuna. Pa përdorur autobusë, e transportime të njerëzve nga qyteti në qytet, pa manipulime pa mashtrime”, ka potencuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se reformat duhet të ndodhin edhe nëpër komuna, njëjtë si në nivelin qendror.

“Komunat ku udhëheq LVV, janë shembull se si duhet qeverisur”, tha ai.

Kurti foli edhe për konsitutimin e Kuvendit, që ka mbetur duke u zvarritur tash disa ditë.

“Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur”, tha Kurti.