NGERÇ/ Dështon edhe seanca e dhjetë, Vijon kriza në Kosovë

Ka dështuar për të dhjetën herë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët do të shihen sërish të hënën, për vazhdimin e 11-të, njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Deputetët e PDK-së kanë vendosur fotot e Hashim Thaçit e Kadri Veselit para ulëseve të tyre në Kuvend, gjatë seancës së dhjetë konstituive të këtij insitutcioni.